Kalo te përmbajtja

Vëlla Serdar Dovletovi, gusht 2019

9 DHJETOR 2019
TURKMENISTAN

Gjykata turkmene dënon vëlla Dovletovin me tri vite burg ngaqë refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Gjykata turkmene dënon vëlla Dovletovin me tri vite burg ngaqë refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes

Më 12 nëntor 2019 një gjykatë në Turkmenistan dënoi me tri vite burg vëlla Serdar Dovletovin, 26 vjeç. Ai është një nga 10 vëllezërit që u burgosën atje ngaqë refuzuan ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Shtatë u dënuan më 2019 dhe tre më 2018. Periudhat e tyre të burgimit variojnë nga një në katër vjet.

Vëlla Dovletovi është nga qyteti i Bajramalit, Rajoni i Marisë, në juglindje të Turkmenistanit. Edhe bashkëshortja e tij, Surja, edhe e ëma, Sonja, janë Dëshmitare të Jehovait.

Gjyqi i tij filloi më 11 nëntor 2019. Vëlla Dovletovi i tha gjykatës se nuk pranonte të kryente ushtrinë për shkak të ndërgjegjes bazuar në bindjet e tij fetare. Përveç kësaj, edhe tre mjekë dëshmuan nën betim se ai vuan nga ulcera kronike e duodenit dhe kjo e përjashton nga shërbimi ushtarak.

Pavarësisht nga faktet që u paraqitën, gjykata e shpalli fajtor me akuzën që «mashtroi» për të shmangur rekrutimin dhe e la në një burg aty afër. Pritet që së shpejti ta transferojnë në kampin famëkeq të punës në Sejdi, në shkretëtirën e Rajonit të Lebapit, ku janë edhe nëntë vëllezërit e tjerë. Vëlla Dovletovi do ta apelojë vendimin.

Ndërsa vëllezërit në Turkmenistan përballen vazhdimisht me padrejtësi, lutemi për ta plot besim te premtimi i Jehovait që do t’i mbështetë teksa tregojnë guxim e besnikëri.—Psalmi 37:18, 24.