25 KORRIK 2017
UKRAINË
Zyrtarët marrin pjesë në pritjen për publikun në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Ukrainë
LVOV, Ukrainë—Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Ukrainë organizoi një pritje të veçantë për publikun më 2 maj 2017. Kjo ngjarje njëditore u dha mundësinë zyrtarëve të shtetit dhe atyre vendës, akademikëve, biznesmenëve, po ashtu edhe fqinjëve nga qyteti i Lvov-it, të shohin si funksionon dega.
Dega krijoi ekspozita të veçanta për këtë rast, ku përfshiheshin vitrina dhe një video për veprimtarinë e degës, një muze historik dhe një zonë posaçërisht për fëmijët. Ivan Riheri, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Ukrainë, pohon: «Është hera e parë që prej vitit 2001 që zyra jonë e degës ka bërë një pritje për publikun. Jemi të njohur këtu në Ukrainë për veprën tonë të arsimimit biblik shtëpi më shtëpi, por kishim shumë dëshirë të ftonim fqinjët që të shihnin si funksionon zyra jonë e degës dhe si kontribuon në komunitet.»
Andri Jurashi, drejtor i Departamentit për Çështjet Fetare dhe të Kombësive, një departament i Ministrisë së Kulturës në Ukrainë, dha përshtypjet e tij për mënyrën si funksionon dega: «Ky është një shembull i mirë i organizatës fetare të Dëshmitarëve të Jehovait këtu. Na tregon se ç’mund të bëhet për të harmonizuar marrëdhëniet mes një grupi fetar dhe njerëzve në përgjithësi.»
Këtë vit, Dëshmitarët organizuan pritje për publikun edhe në zyrën e degës në Kamerun e në godinat e selisë botërore në Uoruik, Nju Jork.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Ukrainë: Ivan Riheri, +38-032-240-9323