Kalo te përmbajtja

UZBEKISTAN

Përmbledhje për Uzbekistanin

Përmbledhje për Uzbekistanin

Në Uzbekistan ka pasur Dëshmitarë të Jehovait prej dekadash, para se vendi të shpallte pavarësinë në vitin 1991. Në vitin 1992 Uzbekistani miratoi një kushtetutë që garantonte të drejtat themelore të njeriut. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për lirinë fetare, shpesh qeveria i shpërfill parimet thelbësore të kësaj kushtetute.

Autoritetet në Uzbekistan vazhdojnë t’u mohojnë njohjen ligjore të gjitha kongregacioneve të Dëshmitarëve të Jehovait, përveç kongregacionit në Çirçik. a Si pasojë, çdo mbledhje fetare e Dëshmitarëve të Jehovait që nuk mbahet në Sallën e Mbretërisë në Çirçik, konsiderohet e paligjshme. Shpesh, policia i ndërpret mbledhjet fetare që mbajnë në vende të tjera, madje edhe ato që mbajnë në shtëpi private. Autoritetet kanë arrestuar të pranishmit dhe kanë konfiskuar gjërat e tyre personale dhe literaturën fetare. Gjithashtu, kanë mbajtur nën arrest disa Dëshmitarë për ca ditë, si edhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre. Disa Dëshmitarë i kanë gjobitur rëndë, i kanë shpallur fajtorë për vepra penale dhe i kanë dënuar me disa vite burg për shkak të veprimtarisë së tyre fetare. Ngaqë shteti nuk pranon t’i regjistrojë, veprimtaria e tyre fetare, paqësore dhe normale, konsiderohet e paligjshme.

Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të bashkëpunojnë me përfaqësuesit qeveritarë, duke u kërkuar t’i regjistrojnë kongregacionet në mbarë Uzbekistanin, veçanërisht në Tashkent. Nëse kjo bëhet, kjo njohje ligjore do të siguronte njëfarë mbrojtjeje ndaj diskriminimit dhe do të nxiste respekt për të drejtën e Dëshmitarëve për liri fetare.

a Në fillim u regjistruan në vitin 1994 dhe u regjistruan sërish në vitin 1999.