10 GUSHT 2015
ZIMBABVE
Një vit pas kongresit ndërkombëtar historik, Dëshmitarët në Zimbabve nisin kongreset e vitit 2015 me temë «Imito Jezuin!»
HARARE, Zimbabve—Të premten më 31 korrik Dëshmitarët e Jehovait në Zimbabve nisën kongreset rajonale të vitit 2015 me temë «Imito Jezuin!» Këto kongrese treditore janë programuar të mbahen për 12 javë rresht deri në mes të tetorit.
Xhon Hunguka, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Zimbabve, thotë: «Pritshmëritë janë të larta për kongresin e këtij viti kryesisht për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm që pati kongresi ndërkombëtar i vitit 2014 në Harare. Ishte një ngjarje e shënuar për Dëshmitarët e Jehovait në këtë vend.» Një nga gazetat më të mëdha në Zimbabve, NewsDay, shkruante se kongresi ndërkombëtar ishte «grumbullimi fetar më i madh që është mbajtur ndonjëherë» në vend dhe e renditi lajmin për Dëshmitarët e Jehovait «ndër lajmet më të bujshme për të cilin u fol shumë në mbarë kombin» në 2014-n.
Ditën e fundit të kongresit të vitit 2014, Stadiumi Kombëtar i Sporteve në Harare u mbush me mbi 82.000 veta. Në një intervistë pas kongresit, Xhon Xhabër, përfaqësues i zyrës së degës të Dëshmitarëve në Zimbabve, komentoi: «Kishim 3.500 delegatë nga Brazili, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Zambia dhe Kenia.»
Këtë vit Dëshmitarët do të mbajnë 39 kongrese rajonale me temë «Imito Jezuin!» në disa zona të Zimbabves, përfshirë edhe në Zimbabwe International Trade Fair Grounds. Programi do të paraqitet i gjithi ose pjesërisht në gjuhën kineze (mandarin), çitonge (zimbabviane), angleze, ndebele (zimbabviane), shone, suahili dhe në gjuhën zimbabviane të shenjave. Datat dhe vendet e sakta për kongreset që do të mbahen në Zimbabve, mund të gjenden në sitin zyrtar të Dëshmitarëve jw.org.
Zëdhënësi(t) për mediat:
Ndërkombëtar: Xh. R. Braun, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Zimbabve: Xhon Hunguka, tel. +263 4 2910591