A mund të më ndihmojë Bibla të kem familje të lumtur?
Përgjigjja e Biblës
Po. Më poshtë renditen disa prej këshillave të mençura të Biblës që kanë ndihmuar miliona burra e gra të kenë familje të lumtura:
Celebro martesën. Celebrimi nënkupton përkushtim për gjithë jetën dhe kjo është baza për lumturinë familjare.—Mateu 19:4-6.
Trego dashuri e respekt. Kjo nënkupton ta trajtosh bashkëshortin ashtu si do të doje të të trajtonin ty.—Mateu 7:12; Efesianëve 5:25, 33.
Mos fol ashpër. Fol me butësi, edhe nëse bashkëshorti të lëndon me fjalë ose me vepra. (Efesianëve 4:31, 32) Siç thotë Bibla te Proverbat 15:1: «Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë që shkakton dhembje, ngjall zemërim.»
Qëndroji besnik bashkëshortit. Kushtoji vëmendje romantike dhe seksuale vetëm bashkëshortit. (Mateu 5:28) Bibla thotë: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi.»—Hebrenjve 13:4.
Stërviti fëmijët me dashuri. Mos ji as tepër tolerant, as tepër i rreptë.—Proverbat 29:15; Kolosianëve 3:21.