Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla për martesën?

Çfarë thotë Bibla për martesën?

Përgjigjja e Biblës

 Pasi krijoi burrin dhe gruan e parë, Zoti i lidhi së bashku në martesë. Ai e themeloi martesën në mënyrë që burri dhe gruaja të kishin një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin dhe kështu të krijonin një ambient familjar të ngrohtë e të qëndrueshëm.—Zanafilla 1:27, 28; 2:18.

 Zoti dëshiron që çiftet e martuara të jenë të lumtura. (Proverbat 5:18) Ja pse, me anë të Biblës, na jep disa norma dhe parime që mund ta bëjnë të suksesshme martesën.

Në këtë artikull do të shohim:

 Cilat janë normat e Zotit për martesën?

 Që nga fillimi, Zoti e krijoi martesën si një lidhje mes një burri dhe një gruaje. (Zanafilla 2:24) Ai nuk i miraton poligaminë, aktet homoseksuale dhe bashkëjetesën pa qenë të martuar. (1 Korintasve 6:9; 1 Selanikasve 4:3) Jezui i mësoi dishepujt e tij të zbatonin standardin që kishte vendosur në fillim Zoti për martesën.—Marku 10:6-8.

 Zoti e sheh martesën si një lidhje të përjetshme. Kur martohen, një burrë dhe një grua premtojnë se do t’i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit dhe do të jetojnë së bashku për gjithë jetën. Zoti pret nga të dy që ta mbajnë këtë premtim.—Marku 10:9.

 Çfarë thotë Bibla për ndarjen dhe divorcin?

 Ka raste kur njëri nga bashkëshortët është i detyruar të qëndrojë larg tjetrit, për shembull, kur ka ndonjë çështje familjare urgjente. Megjithatë, Bibla nuk e miraton ndarjen për shkak të problemeve martesore. Përkundrazi, i nxit çiftet e martuara që kanë këto probleme, të bëjnë përpjekje maksimale për t’u pajtuar.—1 Korintasve 7:10.

 E vetmja bazë nga Shkrimet për t’u divorcuar është imoraliteti seksual. (Mateu 19:9) Prandaj, nëse një çift vendos të ndahet ose të divorcohet për ndonjë arsye tjetër, sipas Shkrimeve, asnjëri nga partnerët nuk është i lirë të lidhet me dikë tjetër ose të rimartohet.—Mateu 5:32; 1 Korintasve 7:11.

 A duhet të regjistrohet ligjërisht martesa që të jetë e miratuar nga Zoti?

 Zoti kërkon që shërbëtorët e tij t’u binden ligjeve të shtetit për martesën. (Titit 3:1) Një çift që, kur është e mundur, e regjistron ligjërisht martesën, tregon respekt për autoritetet shtetërore dhe për pikëpamjen e Zotit, që e konsideron martesën si një angazhim të përhershëm. a

 Sipas Biblës, cilat role dhe përgjegjësi kanë burri dhe gruaja?

  •   Përgjegjësitë e përbashkëta. Burri dhe gruaja duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin me dashuri dhe respekt. (Efesianëve 5:33) Duhet të plotësojnë në mënyrë të dashur nevojat seksuale të njëri-tjetrit dhe duhet të shmangin çdo formë tradhtie. (1 Korintasve 7:3; Hebrenjve 13:4) Nëse kanë fëmijë, të dy kanë përgjegjësi për t’u kujdesur për ta.—Proverbat 6:20.

     Bibla nuk thotë me hollësi si duhet të organizohen çiftet e martuara, për sa i përket punës shekullare dhe punëve të shtëpisë. Ata mund të vendosin së bashku se çfarë është më e mira për familjen e tyre.

  •   Roli i burrit. Bibla thotë se «burri është kreu i gruas së tij». (Efesianëve 5:23) Ai është kreu në kuptimin që ka përgjegjësinë të drejtojë familjen dhe të marrë vendime për të mirën e gruas dhe fëmijëve.

     Duhet të përpiqet fort që ata të kenë çfarë u nevojitet në aspektin fizik dhe emocional, si edhe një miqësi të ngushtë me Zotin. (1 Timoteut 5:8) Burri i vlerëson jashtë mase cilësitë dhe aftësitë e gruas. Këtë e tregon kur bashkëpunon me të dhe merr parasysh mendimet dhe ndjenjat e saj para se të marrë një vendim. (Proverbat 31:11, 28) Bibla thotë se burri duhet të kujdeset për përgjegjësitë e veta në mënyrë të dashur.—Kolosianëve 3:19.

  •   Roli i gruas. Bibla thotë se «gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin». (Efesianëve 5:33) Zoti është i kënaqur kur gruaja respekton rolin që ai i ka dhënë burrit.

     Roli i saj është të bashkëpunojë me burrin duke e ndihmuar që të marrë vendime të mençura dhe duke mbështetur autoritetin e tij. (Zanafilla 2:18) Bibla i thur lëvdata gruas që përmbush rolin e saj të rëndësishëm në martesë.—Proverbat 31:10.

 A i detyron Zoti çiftet e martuara të kenë fëmijë?

 Jo. Në të kaluarën, Zoti u dha urdhër disa shërbëtorëve të tij që të bënin fëmijë. (Zanafilla 1:28; 9:1) Por ky urdhër nuk zbatohet për të krishterët. Jezui nuk i urdhëroi kurrë dishepujt e tij të bënin fëmijë. As ndonjë nga dishepujt e tij të hershëm nuk tha se çiftet e martuara duhet të bëjnë patjetër fëmijë. Çdo çift është i lirë të vendosë vetë nëse do të ketë fëmijë.

 Si mund të më ndihmojë Bibla në lidhje me martesën?

 Bibla përmban parime që mund t’i ndihmojnë çiftet ta nisin mbarë martesën dhe t’i shmangin problemet, ose t’i përballojnë ato.

 Parimet e Biblës mund t’i ndihmojnë çiftet e martuara . . .

a Për të ditur cila është pikëpamja e Biblës për martesat zakonore ose fisnore, shih Kullën e Rojës të 15 tetorit 2006, faqja 21, paragrafi 12.