A ka Bibla mendimet e Perëndisë?
Përgjigjja e Biblës
Shumë shkrimtarë të Biblës thonë se Perëndia i drejtoi në atë që shkruan. Shiko këta shembuj:
Mbreti David: «Fryma e Jehovait foli nëpërmjet meje, dhe fjala e tij ishte në gjuhën time.»—2 Samuelit 23:1, 2.
Profeti Isaia: «Kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.»—Isaia 22:15.
Apostulli Gjon: «Zbulesa e Jezu Krishtit, të cilën Perëndia ia dha.»—Zbulesa 1:1.